image Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë vdekje dhe 325 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 479 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 92 mijë e 528 raste me koronavirus, 81 mijë e 316 janë shëruar, 2 mijë e 848 kanë vdekur kurse janë 8 mijë e 354 raste aktive.

/Gazeta Sinjali/