image Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar nëntë vdekje dhe 387 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 387 pacientë duke e çuar kështu në mbi 80 mijë numrin e të shëruarve nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 91 mijë e 555 raste me koronavirus, prej të cilëve 2 mijë e 821 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 726./Gazeta Sinjali/