image Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoni, rritet numri i të infektuarve

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoni, rritet numri i të infektuarve

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Prej rasteve të reja 60 janë në Shkup, 13 në Kumanovë, 17 Dibra, Shtip 10, Prilep 2, Tetova 13, Struga 12, Veles dhe Manastir nga 3, Gostivar 23, Ohër dhe Kavadar, Krushevë, Strumicë, Makedonski Brod dhe Berovë nga 1, Probishtip 2, Demir Hisar 2, Sveti Nikole 29, Kërçovë 7 dhe Resnjë 3.

Momentalisht numri rasteve aktive në Maqedoni është 3 mijë e 449, ndërsa që nga fillimi i pandemisë është 7 mijë e 777, 3 mijë e 960 janë pacientë të shëruar dhe 368 kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit./Gazeta Sinjali/