image Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Itali, rritet numri i infeksioneve

Botë

Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Itali, rritet numri i infeksioneve

news image

Itali ka shënuar 12 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 34 mijë e 926 numrin e përgjithshëm të viktimave, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 338, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 193 mijë e 978.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 229 raste të reja pozitive për një total prej 242 mijë e 363.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 5 viktima nga koronavirusi dhe 119 raste të reja./Gazeta Sinjali/