image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin shtatë persona

Shqipëri

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin shtatë persona

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 3513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në këtë periudhë kohore janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq, betejën me koronavirus e kanë humbur shtatë pacientë.

/Gazeta Sinjali/