image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin 6 persona

Shqipëri

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin 6 persona

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2682 testime, prej të cilave janë regjistruar 574 raste të reja dhe 6 viktima me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në këtë periudhë kohore janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID atje, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.


Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë të Shqipërisë nuk e kanë fituar betejën me koronavirus.

/Gazeta Sinjali/