image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rekord i të shëruarve

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rekord i të shëruarve

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 452 testime për COVID-19, prej të cilëve 622 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shënuar 12 vdekje nga koronavirusi dhe 1 mijë e 689 persona të shëruar nga ky infeksion.

Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 409 mijë e 991 testime, prej të cilëve 85 mijë e 328 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 65 mijë e 793 janë shëruar, 2 mijë e 571 pacientë kanë vdekur, kurse 16 mijë e 964 janë raste aktive me koronavirus./Gazeta Sinjali/