image Publikohet bilanci ditor nga koronavirusi në Gjermani

Botë

Publikohet bilanci ditor nga koronavirusi në Gjermani

news image

Gjermani ka njoftuar se janë shënuar 19 viktima nga COVID-19 për 24 orë, transmeton Gazeta Sinjali.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi shkoi në 8,914.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 587 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 190,862, shkruan “The Guardian”.

Kjo shifër është më e lartë se 503 rastet e shënuara një ditë më parë.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të infektimeve. Por, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja kanë më shumë viktima nga ky virus.

Mbi 1,500 punëtorë të një thertoreje në këtë shtet janë infektuar me COVID-19, duke i detyruar autoritetet lokale që të gjithë 6,500 punëtorët dhe familjarët e tyre t’i urdhërojnë për t’u vendosur në karantinë.

Vatrat e reja të përhapjes e kanë ngjallur frikën për një valë të dytë të përhapjes në vendin me ekonominë më të fuqishme në Evropë, ku shumë prej masave kufizuese tashmë janë larguar./Gazeta Sinjali/