image Publikohet bashkëpunimi i Yllka Kuqit me Baby Brown dhe Cengiz Elmaz

Showbiz/ Publikohet bashkëpunimi i Yllka Kuqit me Baby Brown dhe Cengiz Elmaz

news image

Mbrëmë është publikuar projekti muzikor “Selfmade”, ku Yllka është e ftuar e Baby Brown dhe Cengiz Elmaz, projekt ky i cili është realizuar shumë muaj më parë.

Brown dhe Elmas janë dy artistë të njohur në tregun turko-gjerman teksa presin që me këtë bashkëpunim të afirmohen edhe në tregun tonë muzikor.

Dy artistët për Kosovë janë në menaxhimin e gazetares Edona Gashi dhe kjo këngë është e para në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.

Ky projekt ka në bazë, këngën e njohur popullore “Do ti kallim”.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi para disa ditëve është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë Luizën, vajzën e saj që bekoi akoma më shumë familjen e tyre. E në këtë periudhë kur duhet fokusuar te Luiza, Yllka ka menduar të mos i mungojë publikut duke sjellë këtë bashkëpunim./GazetaSinjali/