image Këto janë të gjitha veprat për të cilat akuzohen Gucati e Haradinaj nga Specialja

Drejtësi

Këto janë të gjitha veprat për të cilat akuzohen Gucati e Haradinaj nga Specialja

news image

Gjykata Speciale dje e ka konfirmuar aktakuzën kundër dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajtshkruan Gazeta Sinjali.

Ata akuzohen për nxerrjen e dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale për tri herë me radhë në shtatorin e këtij viti.

Specialja e akuzon kryetarin dhe nënkryetarin e veteranëve të luftës se përmendën emra të personave që kishin bashkëpunuar me Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), e cila kishte kryer hetime penale për pretendimet që përmbante Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i vitit 2011, me titull: “Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”.

Gucati dhe Haradinaj mbajnë përgjegjësi penale individuale për këto vepra:

Pika 1: PENGIM TË PERSONAVE ZYRTARË NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, STRICTLY CONFIDENTIAL VEPËR PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 401(1) e (5) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;

Pika 2: PENGIM TË PERSONAVE ZYRTARË NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 401(2)-(3) e (5) të KPKsë, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;

Pika 3: FRIKËSIM GJATË PROCEDURËS PENALE, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;

Pika 4: HAKMARRJE, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(2), 33, 35, dhe 388(1) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;

Pika 5: SHKELJE TË FSHEHTËSISË SË PROCEDURËS, përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 31, 32(1)-(2), 33, 35, dhe 392(1) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit; dhe

Pika 6: SHKELJE TË FSHEHTËSISË SË PROCEDURËS, përmes zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 392(2)-(3) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit.

/GazetaSinjali/