image Publikohet agjenda e takimeve të Lajçakut

Politikë

Publikohet agjenda e takimeve të Lajçakut

news image

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të nisë vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak në Kosovë do të qëndroj për tri ditë duke filluar nga sot e deri më 3 mars.

Diplomati sllovak agjendën e takimeve do ta nisë sot pasdite me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Ende nuk është bërë e ditur saktë ora e takimit në mes tij dhe Kurtit.

Pas Kurtit, Lajçak do të zhvillojë takime edhe me u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi në mes Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet nesër në orën 08:00. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Bekim Kupina këshilltar i Osmanit.

Lajçak do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku-Idrizi ka thënë se për orën e takimit do të njoftohen mediat me kohë.

Lajçak po ashtu do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nga AAK-ja kanë treguar se takimi do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ndërkaq nuk dihet nëse Lajçak do të ketë takim me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Miroslav Lajçak pas vizitës në Kosovë do të qëndroj për vizitë edhe në Serbi dhe Mal të Zi.  /Gazeta Sinjali/