image Publikohet afati i fundit për pagesën e tatimit në pronë

Kosovë

Ekonomi/ Publikohet afati i fundit për pagesën e tatimit në pronë

news image

Ministria e Financave dhe Transfereve, Departamenti i Tatimit në Pronë ka publikuar datat për ankesat dhe pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dita e fundit për ankesa do të jetë 31 maji, kurse dita e fundit për pagesën e këstit të parë për tatim në pronë do të jetë 30 qershori.

Sipas kësaj ministri, këto data janë shtyer për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Për vitin 2020, dita e fundit për të dorëzuar një ankesë dhe për të paguar këstin e parë janë shtyrë për shkak të situatës me Covid-19 dhe problemeve me lëshim dhe shpërndarje të faturave të tatimit në pronë. Dita e fundit për ankesa për vitin 2020: 31 Maj (në vend të 31 Mars). Dita e fundit për të paguar këstin e parë për vitin 2020: 30 Qershor (në vend të 30 Prill)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve. /Gazeta Sinjali/