image Publikohen shifrat: Sa të huaj kanë shkuar në Zvicër dhe sa e kanë braktisur atë gjatë këtij viti

Evropë

Publikohen shifrat: Sa të huaj kanë shkuar në Zvicër dhe sa e kanë braktisur atë gjatë këtij viti

news image

Nga janari deri në shtator të vitit 2020, imigracioni në Zvicër është ulur për 5.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa emigracioni ka rënë për 14.8 për qind.

Këtë njoftim e ka publikuar të premten Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).

Bilanci i migrimit nga viti në vit në këtë mënyrë rezulton 10.3 për qind ose 40 690 persona më shumë. Në fund të shtatorit 2020, në Zvicër jetonin 2.139.088 shtetas të huaj.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, emigracioni në popullsinë e përhershme rezidente të huaj është ulur për 5.3 për qind (-5398 persona) krahasuar me vitin e kaluar. 70 169 persona (-1.5%) kanë emigruar në Zvicër nga BE / EFTA / MB dhe 26 704 persona (-13,9%) nga vendet e treta.

Shumica e emigrantëve gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga Franca, Rumania dhe Italia. Ndërsa, shumica e atyre që kanë braktisur Zvicrën janë nga Portugalia, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Që nga janari 2020, emigracioni ka rënë -14.8 për qind. Ulja prek si shtetasit e BE / EFTA / Britanisë së MADHE (-13,6%) ashtu dhe shtetasit e vendeve të treta (-19,2%). Gjithsej 52,055 të huaj janë larguar nga Zvicra që nga fillimi i këtij viti.

Rritja e migrimit neto (+ 10.3%) krahasuar me nëntë muajt e parë të vitit paraprak ka ndodhur për shkak të faktit se rënia e emigracionit (lëshimit të vendit) ishte më e madhe se rënia e imigracionit (ardhjes).

Në të njëjtën periudhë, bashkimi familjar përbënte 29 për qind të imigracionit për qëllime të qëndrimit afatgjatë, përcjell albinfo.ch. Si pjesë e bashkimit familjar, 27,668 njerëz kanë emigruar (-7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar), nga të cilët 18,6% ishin anëtarë të familjes së një shtetasi zviceran. /Gazeta Sinjali/