Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik Mc Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private me shumë pak të ftuar, në një hotel Prishtinë.
Megjithëse me një numër shumë të kufizuar të ftuarish, të cilëve u është kërkuar t’i mbajnë në privatësi të gjitha detajet e dasmës – në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi dhe video, që tregojnë momente nga dasma. /Gazeta Sinjali/