Disa persona janë arrestuar dhe tri kazino janë rrënuar në një aksion që ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Karaçevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga aksioni i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe Komunën e Kamenicës.
Sveçla ka thënë se arrestimet po vazhdojnë edhe në këto momente, ndërkohë që janë konfiskuar aparatet e lojërave të bixhozit.