image Publikohen pamje, momenti kur i riu në Vlorë vdes pas disa goditjeve të pandalshme në kokë

Shqipëri

Publikohen pamje, momenti kur i riu në Vlorë vdes pas disa goditjeve të pandalshme në kokë

news image

Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku pas një përleshje fizike, goditjet me grushte në kokë për inxhinierin Armando Meshau ishin fatale.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, i dyshuar për këtë vrasje është Rei Meta.

E së fundi janë publikuar edhe pamjet nga momenti kritik, ku shihet se ka qenë inxhinieri ai që ka goditur i pari dhe më pas Meta ka gjuajtur me disa grushta në kokë viktimën.

Pas këtyre grushteve, Meshau shihet teksa bie poshtë karriges ku ishte ulur ku dhe ndërroi jetë.

/GazetaSinjali/