image Publikohen letrat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe

Politikë

Publikohen letrat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe

news image

Lista Serbe sot ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës në Facebook janë publikuar shkresat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës serbe.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

Dorëheqjet e deputetëve të Listës serbeReferuar deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk…

Posted by Kuvendi i Republikës së Kosovës – Skupština Republike Kosova on Monday, November 7, 2022

Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/