Bashkimi Evropian ka publikuar fotografi nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, përveç ndërmjetësve Lajçak e Borrell, janë edhe dy ekipet negociatore me në krye zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi e drejtorin e Zyrës Serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Temë e këtij takimi do të jetë draft-statuti i Asociacionit dhe çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.