image Publikohen fotografitë se si duket Samsung Galaxy S20

Teknologji/ Publikohen fotografitë se si duket Samsung Galaxy S20

news image

Telefoni më i ri i kompanisë Samsung do të jetë ashtu sic është spekuluar tashmë tash e sa javë, ai Galaxy S20.

Fotot e publikuara sot në rrjet, tregojnë se telefoni do të ketë katër kamera në pjesën e pasme të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Linja S20 do të përfshijë telefonat S20, S20+ dhe S20 Ultra, i cili mendohet se do të ketë një kamerë me teknologji më të lartë. Mendohet se këto celularë do të kenë opsione për 4G dhe 5G.

Telefonat e rinj të Samsung , do të prezantohen në eventin e madh që do të mbajë marka koreano-jugore më 11 shkurt 2020./Gazeta Sinjali/

Samsung Galaxy S20+
Samsung Galaxy S20+