image Publikohen formacionet në super sfidën Francë – Gjermani

Futboll

Publikohen formacionet në super sfidën Francë – Gjermani

news image

Dy kampionet e fundit të botë Franca dhe Gjermania përballen sot në kuadër të Kampionatit Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshjen e parë në këtë kompeticion do ta luajnë mes veti, dy nga favoritet  për ta fituar komplet turneun.

Arena e Bayern Munichut “Allianz Arena” do jetë shtëpia e Gjermanisë në këtë fazë të grupeve, mirëpo edhe e kësaj ndeshje.

Ky ballafaqim fillon nga ora 21:00.

Grupi F është ai që garojnë këto dy kombëtare, së bashku me Portugalinë e Hungarinë, që janë duke u përballur në këto momente.

Formacionet zyrtare të publikuara nga Deschamps e Low janë këto:

Francë : Lloris – Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez – Kanté – Pogba, Tolisso – Griezmann – Mbappé, Giroud.

Gjermani: Neuer, Ginter, Hummels, Ruediger, Kimmich, Guendogan, Kroos, Gosens, Mueller, Havertz, Gnabry.

/Gazeta Sinjali Sporti/