image Publikohen emrat e përfituesve të bursave të universiteteve publike të Kosovës

Kosovë

Publikohen emrat e përfituesve të bursave të universiteteve publike të Kosovës

news image

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për përfituesit e bursave elitare të universiteteve publike të Kosovës, për vitin akademik 2020-2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Likaj ka njoftuar se, përfitues të kësaj burse do të jetë 15 mijë e 48 studentë të nivelit bachelor dhe master.

Shuma për përfituesit e kësaj burse është 700 euro.

Kam nënshkruar sot vendimin për përfituesit e bursave elitare të universiteteve publike për vitin akademik 2020/2021. Të 1548 studentëve të nivelit bachelor dhe master, përfitues të kësaj burse, ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre akademik. Dua të rikujtoj se, ky vendim vjen vetëm pak kohë pas vendimit për përfituesit e bursave të tilla për vitin e kaluar akademik, ku përfituan bursë elitare 1514 studentë.Urime! Shëndet e suksese!“, ka shkruar Likaj.

Listën e plotë me emrat e përfituesve mund ta gjeni në këtë link. /Gazeta Sinjali/