image Publikohen çmimet e ‘finales’ së Kosovës me Çekinë

Futboll

Sport/ Publikohen çmimet e ‘finales’ së Kosovës me Çekinë

news image

Federata e Futbollit të Çekisë ka bërë të ditur numrin e saktë të biletave që janë ndarë për tifozët të Kosovës në ndeshjen e muajit nëntor si dhe çmimin e tyre.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të luhet më 14 nëntor, e që është vendimtare për të dyja kombëtaret

Siç bën të ditur faqja zyrtare e Federatës çeke, 627 bileta janë ndarë për sektorin e mysafirëve dhe ato mund të rezervohen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK do të njoftojë datën e shitjes së biletave për ndeshjen me Çekinë. Ndeshja do të luhet në ‘Doosan Arena’ në Plzen, që ka kapacitet prej 11,700 spektatorëve.

Ndërsa tifozët çekë mund të pajisen qysh nesër me bileta, derisa janë publikuar edhe çmimet e tyre:

VIP Red – 135.89 euro

VIP Blue – 97 euro

Kategoria e parë – 26.79 euro

Kategoria e dytë – 19 euro

Kategoria e tretë – 11 euro