Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se se kanë shënjestruar një rast me 14 të dyshuar për shpëlarje parash.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.