image Pse Ura e Kerchit është e rëndësishme për Rusinë?

Botë

Pse Ura e Kerchit është e rëndësishme për Rusinë?

news image

Një shpërthim shumë i madh që ka shkaktuar vdekjen e tre personave, dhe dëme materiale të mëdha, ka ndodhur dje në urën e Kerchit që lidh Rusinë me Krimenë.

Zyrtarët rusë kanë thënë se zjarri u shkaktua nga një shpërthim i kamionit dhe sipas analistëve, ky sulm ka qenë nga Ukraina. Ministria ruse e Transportit ka thënë se trafiku i kufizuar rrugor rifilloi qarkullimin vetëm në njërën korsi.

Kievi është zotuar që do e rrimar Krimenë të cilën e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Por çfarë është Ura e Kerchit?

Moska e ndërtoi urën për të lidhur gadishullin e aneksuar të Krimesë më rajonin rus të Krasodar Krai në Kaukazin verior. Ndërtimi i urës kushtoi 3.6 miliardë dollarë (3.25 miliardë euro) në atë kohë.

Gjatësia e urës është prej 19 kilometrash dhe është ura më e gjatë në Evropë. Ndërtimi i kësaj ure bëri që Kievi ta akuzojë Rusinë për dëmtimin e ambientit dhe mjedisit, si dhe për pengimin e kalimit të anijeve të mëdha, e cila kaloi ngushticën e Kerchit që lidhë Detin Azov me Detin e Zi.

Ura përfaqëson një burim të madh furnizimesh për forcat ruse në rajonin e Khersonit të okupuar të Ukrainës.

Moska aneksoi ilegalisht rajonet jugore Kherson dhe Zaporizhzhia në fund të shtatorit, përmes të cilave synon të lidhë Krimenë me rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku separatistët pro-rusë kanë zhvilluar një kryengritje kundër Kievit që nga viti 2014.

Dëmtimi i urës së Kerçit ka një vlerë simbolike të rëndësishme për Kievin, që është zotuar të rimarrë gadishullin e Krimesë nga Rusia, së bashku me të gjithë territorin tjetër ukrainas të pushtuar aktualisht nga forcat ruse, raporton DW.

/GazetaSinjali/