image Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Michel: Ishte vendi i duhur

Politikë

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Michel: Ishte vendi i duhur

news image

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

I pyetur nga mediat shqiptare se përse u zgjodh Tirana, Michel theksoi se ishte vendi i duhur, ndërsa përgëzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për organizimin e një eventi kaq madhështor në një kohë kaq të shkurtër.

“Sepse para disa javësh u propozua të bëhej ky Samit këtu, dhe përpara se ta vendosim, Tirana dukej si vendi i duhur. Ju falënderoj ju kryeministër, se ishte shumë mbresëlënëse, në kaq pak kohë ju bëtë një gjë të madhe. Jo vetëm që ishte e mirë për Shqipërinë, por kemi një sinjal të qartë që ne u përçojmë qytetarëve të Ballkanit perëndimor, ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët”, tha Michel.

/GazetaSinjali/