image Pse u vendos që xhamitë të hapen vetëm 15 minuta para fillimit të faljes së namazit të Fitër Bajramit

Sociale

Pse u vendos që xhamitë të hapen vetëm 15 minuta para fillimit të faljes së namazit të Fitër Bajramit

news image

Për shkak të pandemisë COVID-19, Bashkësia Islame në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë vendosur që xhamitë të hapen 15 minuta para kohës së faljes së namazit të Fitër Bajramit.

Kryeimami i Bashkësisë Islame, Vedat Sahiti, ka treguar arsyen e vendosjes së këtyre masave.

“Ne kemi për obligim që të ruajmë shëndetin, pasi që ruajtja e shëndetit është obligim njerëzor e fetar dhe moral që e kemi për detyrë nga Zoti i Madhërishëm, kjo është arsyeja e parë. Ndërsa, arsyeja e dytë ka të bëjë për çështje praktike pasi që lëvizja e lirë është e kufizuar deri në orën 5 të mëngjesit e normal Namazi falët më herët.

Kështu që në mënyrë që besimtarët të mos rrinë në kohë të gjatë në objekte të mbyllura siç janë xhamitë, atëherë ne kemi vendosur që Namazin e faljes së Sabahut ta falmi nëpër shtëpitë tona, ndërsa vetëm pak para se të fillojë Namazi i Bajramit të falim nëpër xhami. Kjo është arsyeja që kemi marrë këtë vendim, që të ruajmë qytetarët nga Covid-19“, tha ai në ATV./Gazeta Sinjali/