image Pse Rusia njohu pavarësinë e Donetsk e Luhansk, ky është plani i rrezikshëm i Putinit

Botë

Pse Rusia njohu pavarësinë e Donetsk e Luhansk, ky është plani i rrezikshëm i Putinit

news image

Rusia ka kërkuar të drejtën e saj për të ndërtuar baza ushtarake në dy regjionet separatiste.

Dy regjionet që sot vet-shpallen pavarësinë e tyre nga Ukraina; Donetsk dhe Luhansk do të shfrytëzohen nga Rusia, që tashmë ka nisur forcat ushtarake me mision kinse paqeruajtës.

Sipas raportimeve të ‘Sky News’, Rusia po kërkon të drejtën që të ndërtojë baza ushtarake në këto dy rajone.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më herët gjatë kësaj dite nënshkroi dekrete për njohjen e dy rajoneve të vet-shpallura Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

Veprimet e Rusisë kanë nxitur reagime të shumta dhe blloku perëndimor po përgatitet për sanksione ndaj rusëve.

GazetaSinjali/