COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Futboll/ Pse Rashica e la Shqipërinë për Kosovën? – tregon Altin Lala

news image

Menaxheri i futbollistit kosovar Milot Rashica, Altin Lala në një intervistë për ‘Fan Zone’ ka treguar se pse Rashica e zgjodhi Kosovën para Shqipërinë.

Lala tha se Rashica u largua nga kombëtarja e Shqipërisë për shkak se nuk e morën në Kampionatin Evropian, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Ai u largua nga Shqipëria sepse nuk e morën në Europian. Ai do të kishte qëndruar nëse e merrnin. Mendoj se ishte logjike që ai të kalonte te Kosova, pasi aty është vendi ku ka lindur. Futbollistët nuk e mohojnë që janë shqiptarë, por vendosin të luajnë për Zvicrën ose Kosovën, nuk ka ndonjë të keqe, aty e shohin më mirë ata. Ne i futemi politikës dhe pse nuk marrim vesh’, u shprehë Lala.

Tutje Lala tha se për momentin nuk ka asgjë për të thënë rreth transferimit të mundshëm të Rashicës në Liverpool./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin