image Pse po vonohet çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nacionale?

Kosovë

KQZ/ Pse po vonohet çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nacionale?

news image

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka prezantuar të dhënat për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura në vitin 2014 dhe 2017.

Sipas tij edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale KQZ-së i është dashur kohë e njëjtë për t’i çertifikuar rezultatet.

“Kjo ka qenë kohëzgjatja e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2014 dhe 2017. Në të dy rastet, KQZ-së i është dashur gati kohë e njëjtë për të shpallur dhe certifikuar rezultatet përfundimtare”, ka shkruar Elezi në Facebook ndërsa ka prezantuar edhe tabelën me të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme.

/Gazeta Sinjali/