image Pse nuk po e pranon ftesën e Kurtit? Kështu përgjigjet Thaçi

Politikë

Konferencë/ Pse nuk po e pranon ftesën e Kurtit? Kështu përgjigjet Thaçi

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë ftesë sërish presidentit Hashim Thaçi, për takim, mirëpo ky i fundit nuk iu ka përgjigjur ende ftesës së tij.

Sot, kur Thaçi doli para gazetarëve për të folur lidhur me vizitën e tij në SHBA, u pyet se pse s’po e pranon ftesën për takim me Kurtin.

Në këtë pyetje, Thaçi ka folur në përgjithësi, më pas ka thënë se do t’i takojë gjithë liderët e partive politike.

“Gjithmonë kam qenë i hapur, do ta respektoj në tërësi Kushtetutën e Kosovës dhe rolin si president i vendit. E theksova në të gjitha periudhat kohore që unë kam udhëhequr procesin kam raportuar në Kuvend, po çdo herë në mënyrë transparente, është një momentum i ri që duhet ta shfrytëzojmë dhe nuk duhet humbur, në të kundërtën do të vonohemi në gjitha sferat e jetës institucionale dhe shoqërore do të vonohemi edhe me njohje. Theksoj se edhe njëherë ne çdo herë kemi kërkuar rol të rëndësishëm dhe përcaktues të SHBA-së si aleati më besnik”, u shoreh Thaçi.

Thaçi nuk ka dhënë datë se kur do ta takojë Kurtin, edhe pse ky i fundit e ka ftuar dy herë në takim. /Gazeta Sinjali/