image Pse ngjyra e kuqe përfaqëson republikanët e ajo e kaltërt demokratët edhe pse dikur kishin ngjyrë të kundërta

Botë

Pse ngjyra e kuqe përfaqëson republikanët e ajo e kaltërt demokratët edhe pse dikur kishin ngjyrë të kundërta

news image

Sonte janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga republikanët me ngjyrë të kuqe garon presidenti aktual, Donald Trump, ndërsa nga demokratët me ngjyrë të kaltër garon, zëvendëspresidenti, Joe Biden, transmeton Gazeta Sinjali.

 Por, a e dini se pse republikanët janë të kuq ndërsa demokratët të kaltër?

Kujtojmë se televizori i parë me ngjyra doli në vitin 1953. Rrjedhimisht, deri në vitet e 60-ta dhe 70-ta, rezultatet e zgjedhjeve pasqyroheshin me shifra, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe pse do të kalonin edhe disa dekada tjera derisa ngjyra e kaltër dhe e kuqe të përfaqësonin dy partitë më të mëdha në Amerikë.

Hera e parë kur partitë u identifikuan me ngjyra ishte në zgjedhjet e vitit 1972.

Në vitin 1972, republikanët ishin të kaltër ndërsa demokratët të kuq. Kjo sepse krahu i djathtë, republikanët, trashëguan ngjyrën e kaltër për shkak të ushtrisë së presidentit, Abraham Lincoln gjatë luftës civile në Amerikë. Ndërsa krahu i majtë, demokratët, trashëguan ngjyrën e kuqe për shkak të ngjyrës liberale që frymon në botë, e cila është pikërisht e kuqja.

Kurse, në vitin 2000 kur në garë ishin Al Gore nga demokratët dhe George Bush i riu nga republikanët, ngjyrat në tri televizionet e mëdha amerikane ABC, CBS dhe NBC, ngjyrat e kuqe përfaqësonin republikanët, ndërsa ngjyrat e kaltërta përfaqësonin demokratët.

Kjo për shkak të zhvillimeve të asokohshme ku Bushi fitoi zgjedhjet në tavolinë, ngjyra e kuqe për republikanët dhe e kaltërta për demokratët u fiksuan në kokat e amerikanëve.

Që nga ajo kohë, Partia Republikane identifikohet me ngjyrën e kuqe dhe ajo Demokrate me të kaltër. /Gazeta Sinjali/