image Pse na dhemb koka?

Shëndetësi

Shëndetësi/ Pse na dhemb koka?

news image

Ndryshimi i menjëhershëm i veçorive klimatike si presioni, temperatura, lagështira dhe era, mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjes së kokës.

Kushtet klimatike janë një nga faktorët nxitës të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Specialistët pohojnë se edhe stresi bën pjesë në grupin e faktorëve nxitës të migrenës.

Uljet e menjëhershme të presionit atmosferik, shtimi i reve, rritja e lagështirës dhe era e fortë përkeqësojnë dhe më shumë dhimbjen dhe nxisin krizat e migrenës më shumë se ndryshimet e tjera klimaterike.

Era e fortë, e cila tund dhe dritaret mund të zgjojë sistemin nervor. Erërat e thata, të ngrohta dhe ato të shkretëtirës thajnë sipërfaqet e thata dhe zgjojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë mund të nxisë dhimbjen e kokës dhe migrenës.

Specialistët pohojnë se në mes të kockave gjenden hapësira ajri të quajtura “sinuse” dhe në rastin e uljes së presionit barometrik, ajri në mes të sinuseve zgjerohet dhe në kanalet e vogla të hapura në hapësirën e hundës çlirohen më shumë sekrecione.

Nëse kanalet janë të zëna për shkak të gripit apo ftohjes presioni brenda sinusit shton presionin duke shkaktuar dhimbje të forta koke ose migrenën.

Krahas kësaj specialistët janë të mendimit se edhe era e specifikuar si “era e sëmundjeve” mund të ndikojë në fillimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës. /Gazeta Sinjali/