image Pse Kurti e shtoi numrin e ministrive në 15? - flet Lutfi Haziri

Kosovë

Qeveria/ Pse Kurti e shtoi numrin e ministrive në 15? – flet Lutfi Haziri

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se shtimi i numrit të ministrive nga 12 në 15 nuk ishte kërkesë e partisë së tij.

Sipas tij ky ndryshim u bë për shkak të pakicave, pasi që sipas Kushtetutës tri ministri u takojnë komuniteteve joshumicë.

“Shtimin e numrit të ministrave, Kurti e ka bë për akomodim të minoriteteve, nuk ka të bëj me LDK-në. Marrëveshja nuk ka qenë e lehtë, kam pritur më shpejt me u përmbyll. Kemi ardhë në një pikë ku të dy palët arritëm një shkallë besimi, të përkushtuar me i realizu qëllimet e përbashkëta”, ka deklaruar Haziri në Klan Kosova.

I pyetur se a i beson kryeministrit Kurti në qeverisje, Haziri ka thënë se nuk ka arsye për mosbesim dhe se duhet të jenë të durueshëm.

“Nuk kam asnjë arsye mos me besu për atë që jemi marrë vesh. 100 ditë e para edhe opozita duhet me qenë e durueshme. Politikisht duhet të jemi korrekt, çdo qeverije, çdo kryeminittri i duhet me u fokusu në prioritetet e qeverisjes”, ka deklaruar Haziri./Gazeta Sinjali/