image PSD reagon pas emërimit të 45 zëvendësministrave: Qeveria Hoti po vazhdon me rehatimin e njerëzve

Politikë

PSD reagon pas emërimit të 45 zëvendësministrave: Qeveria Hoti po vazhdon me rehatimin e njerëzve

news image

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas emërimit të më shumë se 45 zëvendësministrave në qeverinë Hoti.

PSD-ja përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qeveria Hoti duhet ta ndalojë abuzimin me emërimet në postet publike politike.

“Qeveria Hoti duhet ta ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45”, thuhet në njoftim.

Tutje, PSD-ja shkruan se qeveria Hoti po vazhdon planet partiake të rehatimit të njerëzve.

“Kjo qeveri, siç po e shohim, nuk ka asnjë plan të tillë dhe në mungesë të tij po vazhdon planet partiake të rehatimit të njerëzve. Një numër kaq i madh i zëvendësministrave në fakt tregon për mungesë të ideve e politikave. Por kjo logjikë është e zhdrejtë, numri i njerëzve të emëruar asnjëherë nuk është garanci për qeverisje më të mirë, më të drejtë e më cilësore”, shkruan PSD. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Socialdemokratet/photos/a.1995186960742103/2570246309902829/?type=3&theater