Protestuesit e Black Lives Matters (Jetët e Zezakëve Vlejnë) në Bristol, kanë rrënuar statujën e tregtarit të skllevërve, Edward Colstonit.
Protestuesit i vunë një litar kësaj statuje gjatë ditës së sotme para se ta rrënonin përtoke derisa turmat brohorisnin. Më pas ata kërcyen mbi të dhe e rrotulluan nëpër rrugë para se ta hidhnin në lumin Avon, shkruan The Guardian.
Historiani David Olusoga shpjegoi arsyen pse kjo statujë i kishte pezmatuar aq shumë njerëzit, duke e krahasuar atë me rrënimin e statujës së Saddam Husseinit në Irak.
Sidoqoftë, sekretarja amerikane i strehimit, Priti Patel, i bëri thirrje policisë që të ndërmerrte aksion për këtë rast.
Kjo statujë bronzi ishte vendosur në vitin 1895, dhe i kishte zemëruar shumë komunitetet zezake në SHBA pasi personazhi i saj kishte qenë tregtar skllevërish.
Një peticion për ta hequr atë statujë kishte mbledhur më shumë se 11 mijë nënshkrime.
Kompania e Colstonit i kishte transportuar më shumë se 100 mijë skllevër nga Afrika Perëndimore drejt Karaibeve dhe në Amerikë mes viteve 1872 dhe 1689./ Gazeta Sinjali/