image Protestuesit në Bruksel kërkojnë veprim urgjent kundër ndryshimeve klimatike

Botë

Policia/ Protestuesit në Bruksel kërkojnë veprim urgjent kundër ndryshimeve klimatike

news image

Mijëra njerëz kanë formuar një zinxhir njerëzor sot në qendër të Brukselit, duke dëshiruar të tërheqin vëmendjen e publikut se veprimi urgjent, i bashkërenduar është i nevojshëm për të luftuar ndryshimin e klimës.

Rreth 2,400 njerëz morën pjesë në demonstratën paqësore, tha policia.

Sipas Reuters, ata rrethuan ndërtesën e Parlamentit belg dhe pallatin mbretëror.

Demonstrata që zgjati dy orë u zhvillua gjatë Konferencës së OKB-së për Klimën në Madrid, duke mbledhur përfaqësues nga e gjithë bota.

“Qëllimi kryesor është të kërkojmë ambicie më të mëdha Kilmatike dhe qeveria federale të adresojë krizën e klimës,” tha Julie Van Hutrive, zëdhënëse e Koalicionit të Klimës në Belgjikë, një nga organizatorët.

Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim midis qeverive dhe politikanëve në Belgjikë. /Gazeta Sinjali/