Aktivistët e Partisë Socialdemokrate dhe protestuesit kanë filluar të gjuajnë poça elektrikë dhe qirinj në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.
Një veprim i tillë vjen në shenjë pakënaqësie ndaj propozimit për shtrenjtim të rrymës.
Pasi u hodhën poçat dhe qirinjtë, protesta ka përfunduar.
Ndërkaq, gjatë fjalimit që mbajti në shkallët e objektit të Qeverisë, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO.
Ai tha se për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.
Molliqaj tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.