image Protestuesit e “Black live matter” përplasen me policinë në Paris

Botë

Protestuesit e “Black live matter” përplasen me policinë në Paris

news image

Është kthyer në dhunë protesta kundër racizmit që u mbajt në rrugët e kryeqytetit francez mëngjesin e së shtunës.

Policia përdori gazin lotsjellës për të parandaluar protestuesit të marshonin në drejtim të qendrës së Parisit, në një kohë që vala e urrejtjes vijon të rritet pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Republikës duke kënduar slogane se “Pa drejtësi nuk ka paqe”, disa prej tyre guxuan dhe u ngjitën dhe mbi statujën e Mariannes, e cila personifikon dhe Republikën Franceze.

Policia refuzoi kërkesën e organizatorëve për të vijuar me marshimin drejt “Opera House”.

Protesta nisi e qetë por pas 3 orësh u shënuan dhe shkëndijat e para dhe organizatorët iu kërkuan pjesëmarrësve me fëmijë që të largohen.

Më pas përplasje me gurë dhe gaz lotsjellës u shënuan mes policisë dhe protestuesve./Gazeta Sinjali/