image Protestuesit bllokojnë rrugën Mitrovicë-Stantërg

Kosovë

Protestuesit bllokojnë rrugën Mitrovicë-Stantërg

news image

Në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen Trepça, dhjetëra protestues, në ditën e katërt të protestës së tyre, kanë bllokuar sot në mëngjes rrugën Mitrovicë-Stantërg.

Ata rreth orës 6:30, tek Tuneli i Parë, kanë vendosur në rrugë disa automjete, duke paralizuar kështu lëvizjen e plotë nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas.

Njëkohësisht, në këtë mënyrë është pamundësuar edhe shkuarja në punë e shumë minatorëve të cilët udhëtojnë nga Mitrovica në minierën e Stantërgut dhe në flotacion.

Vërehet numër i shtuar të forcave policore në vendngjarje të cilat po bëjnë përpjekje për t’i bindur protestuesit që ta lirojnë rrugën. /Gazeta Sinjali/