image Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

Botë

Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

news image

Disa protestues armenë, të cilët janë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian, kanë hyrë më 1 mars në ndërtesën e qeverisë, në kryeqytetin e këtij vendi, Jerevan.

Pashinian është përballur me protesta në rritje, dhe thirrje nga opozita për dorëheqjen e tij, pas konfliktit gjashtëjavor në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për rajonin e Nagorno-Karabakut një vit më parë.

Një marrëveshje për armëpushim, e ndërmjetësuar nga Rusia, të cilën e ka nënshkruar Pashinian, u ka dhënë fund luftimeve 44-ditore për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku forcat armene janë përballur me humbje territoriale nga ushtria e Azerbajxhanit, e përkrahur nga Turqia, shkruan Rel.

Pashinian, aleanca e të cilit ka shumicën në parlament, ka refuzuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë thirrje për konsultime.

Javën e kaluar, ai ka dënuar ato që i ka cilësuar “përpjekje për puç”, pasi disa zyrtarë të lartë ushtarakë kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij.

Kryeministri është detyruar të heqë dorë nga kontrolli i Nagorno-Karabakut dhe shtatë distrikteve të Azerbajxhanit, të cilat janë pushtuar nga forcat armene nga vitet e 1990-ta.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar shumë armenë./Gazeta Sinjali/