image Protestues të shumtë mblidhen pranë Kremlinit, kundërshtojnë luftën në Ukrainë

Botë

Protestues të shumtë mblidhen pranë Kremlinit, kundërshtojnë luftën në Ukrainë

news image

Shumë protestues që po kundërshtojnë luftën kundër Ukrainës po mblidhen në qendrat e qyteteve ruse.

Të paktën 735 persona janë arrestuar gjatë protestave në të gjithë Rusinë sot. Sipas OVD-Info 330 persona u arrestuan vetëm në Moskë.

Pamjet nga Moska tregojnë numër të madh të njerëzve pranë Kremlinit.

Rreth 2000 njerëz u mblodhën në sheshin Pushkin në kryeqytetin rus dhe deri në 1000 njerëz në qytetin e Shën Petersburgut, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Rusia filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar.

Qeveria e Ukrainës thotë se tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin duke filluar një sulm frontal, që mund të ndryshojë rendin gjeo-politike, me pasojat që kanë filluar të ndihen tashmë në mbarë botën.

/GazetaSinjali/