image Protestojnë veteranët, kërkojnë reagim për lirimin e ish krerëve të UÇK-së

Kosovë

Protestojnë veteranët, kërkojnë reagim për lirimin e ish krerëve të UÇK-së

news image

Sot, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar reagim për lirimin e ish udhëheqësve të UÇK-së, që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.

Protestuesit e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale duke thënë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarët, Jakup Kransiqi e Kadri Veseli, si dhe ish shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi do kthehen të lirë në Kosovë sepse janë të pafajshëm.

Kjo protestë është organizuar nga ish veterani, Nuredin Gashi i cili jeton në Suedi.

Ai tha se këtë protestë e kanë organizuar në shenjë solidarizimi me çlirimtarët e Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Gashi adresoi kritika karshi Qeverisë së Kosovës për mosreagim për lirim të ish-krerëve të UÇK-së.

 “Kjo protestë është në shenjë solidarizimi me çlirimtarët tanë që janë të kidnapuar padrejtësisë dhe po gjykohen në Hagë padrejtësisht, prandaj ne kemi dal të shprehim mendimin tonë se jemi me ta dhe duhet patjetër sepse janë të pafajshëm”, tha Gashi.

Para Qeverisë po protestojmë për arsye se unë dhe të gjithë e mbajmë mend se kjo Qeveri është djegur prej njerëzve që nuk ia duan të mirën këtij vendi dhe po shpresoj që edhe këta ta dëgjojnë zërin tonë dhe e kam edhe një vërejte për këta sepse në vend që të tubohen dhe të mbrojnë çlirimtarët tanë, këta po i shtyjnë grumbullojnë të dhëna dhe i dërgojnë në Gjykatën Speciale sepse janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ai.

Nuredin Gashi i cili është edhe rapsod, thotë se protesta është në mënyrë paqësore.

 “Ne jemi dal që të shprehim pakënaqësinë tonë në mënyrë paqësore, nëse këta vazhdojnë, qeveria aktuale të luaj me fatin e djemve bijve më të mirë të kombit tonë dhe t’i njollosin tri shkronjat e arta të Kosovës, atëherë do të na detyrojnë të ngrihemi në këmbë më ndryshe. Ka këtu invalidë, e veteranë të luftës e njerëz të cilët i kanë nga 9 plumba në trupin e tyre”, u shpreh Gashi për KP.

Shumë prej protestuesve gjatë protestës mbanin në duar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kishin të veshur uniforma dhe bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”. /GazetaSinjali/