Punëtorët e Kompanisë së mirëmbajtjes në Kaçanik, “Pastërtia” kanë dalur në protestë në orët e para të ditës së sotme.
Mospërfshirja e tyre në listën e pakos emergjente nga Qeveria e Kosovës ka bërë që punëtorët e kësaj kompanie të kërkojnë në këtë formë ndihmën e ofruar nga shteti.
“Kemi vendos të bëjmë protestë 2 orëshe që të përfshihemi në pakon e qeverisë sepse bëjmë punë me rrezikshmëri të lartë. Puna jonë atakohet direkt nga virusi. E kemi parë të arsyeshme që të protestojmë pasi jemi injoruar nga qeveria. Shpresojmë se do mirret parasysh protesta, ose do e ndërpresim tërësisht punën” kanë thënë protestuesit.
Kujtojmë që Ministria e Financave dhe Transfereve ka hartuar një pako emergjente si hap për t’i ndihmuar qytetarëve dhe bizneseve, ku janë detyruar të mbyllen si shkak i situatës së krijuar nga pandemia. Kjo pako do t’i kushtojë qeverisë së Kosovës 170 milionë euro./ Gazeta Sinjali/