image Protestat në SHBA, zyrtarët e Inteligjencës tregojnë kush po ndikon në tensionimin e situatës

Botë

Protestat në SHBA, zyrtarët e Inteligjencës tregojnë kush po ndikon në tensionimin e situatës

news image

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës, akuzojnë Rusinë se po nxit përplasjet raciale në SHBA pas vdekjes së afroamerikanit Goerge Floyd, nga një polic në Minnesota.

Këta zyrtarë pretendojnë se Rusia nëpërmjet disa grupeve supermaciste të bardha, po inicion dhunë dhe tension për të rritur edhe zemërimin tek grupet afroamerikane në SHBA.

Në fakt në 2016 Rusia është akuzuar për të njëjtën gjë por për rastin e kundërt kur dyshohej se ishte krijuesja e iniciativës ‘Black Lives Matters’.

Tashmë në SHBA situata është e tensionuar sidomos në Minnesota dhe në shtete të tjera ku është aktivizuar edhe Garda Ushtarake. Rusia ndërkohë po tenton të nxisë tension nëpërmjet përplasjeve raciale për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA./ Gazeta Sinjali/