image Protestat në selinë e PD-së: 59 persona shoqërohen në polici, 7 duke u trajtuar në spital

Shqipëri

Protestat në selinë e PD-së: 59 persona shoqërohen në polici, 7 duke u trajtuar në spital

news image

Pas përplasjeve fizike dhe incidenteve të ndodhura në selinë e PD-së ditën e shtunë, Policia ka nisur shoqërimet e disa prej pjesëmarrësve në komisariat.

Avokati i Popullit publikoi shifrat e para për numrin e personave që janë ndaluar nga forcat e rendit, për ngjarjet që kanë lidhje me protestën.

Në një njoftim për mediat, institucioni i avokatit të popullit thotë se në komisariat janë shoqëruar 59 qytetarë, nga këta, 8 prej tyre të mitur.

Përplasjet fizike dhe dhuna në selinë e PD-së përfundoi me disa të lënduar. Në Spitalin Ushtarak dhe në Qendrën Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë mjekim shtatë persona. Një prej të lënduarve nga protesta është një punonjës i forcave të rendit. Mes të lënduarve janë dhe tre femra, raporton euronews.al.

Në reagimin e Avokatit të Popullit për protestën para PD, theksohet se Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës në një nivel të lartë edhe ndaj qytetarëve që nuk ishin aktiv në protestë./GazetaSinjali/