image Protestat në Izrael kundër Netanyahut, Policia fillon me arrestime

Botë

Protestat në Izrael kundër Netanyahut, Policia fillon me arrestime

news image

Protestat në Izrael kundër kryeministrit Benjamin Netanyahut, kanë filluar të eskalojnë, ku policia ka arrestuar dhjetëra qytetarë këtë të diele.

Qytetarët janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Mijëra protestues kanë dalur para rezidencës të Netanyahut në Jerusalem, ku po kërkojnë përgjegjësi dhe përgjigje të kryeministrit për shkak të krizës së krijuar nga pandemia.

Këtë të diele qindra protestues u mblodhën edhe para shtëpisë së kryeministrit në qytetin Caesarea, por të cilët hasën në rezistencë nga forcat e sigurisë.

Protestat po paraqesin sfidë të madhe për kryeministrin Netanyahu, ngase po kritikohet për humbjen e betejës me koronavirus dhe rënien e ekonomisë, por edhe për shkak akuzave për korrupsion për të cilat edhe po gjykohet.

Në një konferencë për shtyp javën e kaluar, e cila u përcoll me protesta, Netanyahu i adresoi demonstruesit, duke thënë: “Mos e zvarritni shtetin në anarki, dhunë dhe vandalizëm”.

Kritikët thonë se policia po përdorë dhunë për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur topa uji e madje edhe duke shkaktuar lëndime tek njerëzit. Policia thotë se protestuesit të cilët injorojnë thirrjet për t’u shpërndarë largohen, në mënyrë që të kthehet rendi./ Gazeta Sinjali/