image Protestat e dhunshme në SHBA, ushtria merr kontrollin e qyteteve

Botë

Protestat e dhunshme në SHBA, ushtria merr kontrollin e qyteteve

news image

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë për të shtatën ditë protestat masive pas vrasjes së George Floyd.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u tregua më i ashpër në deklaratat e fundit të tij nda protestuesve.

Trump tha se ajo që ndodhi mbrëmë në Washtington DC ishte një ‘turp’ dhe paralajmëroi se masat e shtetrrethimit do të zbatohen në mënyrë të rreptë.

“Kushdo që shkel rregullat do të arrestohet, ndalohet dhe ndiqet penalisht në masën më të plotë të ligjit. Organizatorët e “terrorit” do të përballen me dënime të rënda penale dhe dënime të gjata në burg.

Po dërgoj mijëra ushtarë për të ndaluar trazirat, plaçkitjet, vandalizmat, sulmet dhe shkatërrimin e padobishëm të pasurisë”, tha Trump./ Gazeta Sinjali/