image Protesta te Qeveria e Shqipërisë/ Vogëlushi thirrje Ramës: O xhaxhi Edi, mos ma prish shtëpinë

Shqipëri

Protesta te Qeveria e Shqipërisë/ Vogëlushi thirrje Ramës: O xhaxhi Edi, mos ma prish shtëpinë

news image

Një vogëlush i ka prekur të gjithë në protestën që banorët e “5 Maj-it”, Paskuqanit dhe Laprakës po zhvillojnë para Qeverisë së Shqipërisë, duke i bërë thirrje kryeministrit, Edi Rama, që të mos ua prishë shtëpitë.

“ O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpiat, të lutem. Ne mezi i kemi bërë! Hajdeni çuna goca, sa më shumë, mblidhuni këtu! Dua grup, shpejt”, u shpreh vogëlushi, raporton BN.

Sot në protestë kanë dalë dhe banorët e “Kodrës së Priftit” duke kërkuar rikthimin e projektit fillestar të ‘Unazës së Madhe’./GazetaSinjali/