image Protesta për 100 euro shtesë për çdo të punësuar nis nga Biblioteka për të vazhduar te Qeveria

Sociale

Protesta për 100 euro shtesë për çdo të punësuar nis nga Biblioteka për të vazhduar te Qeveria

news image

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar se sot do të zhvillojnë një protestë e cila si kërkesë ka rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Protesta do të fillojë në ora 11:30 ndërsa nisja bëhet nga Biblioteka Kombëtare pastaj vazhdohet te Hotel Grand dhe përfundohet para objektit të Qeverisë.

Që protesta të mbahet sot, u vendos tre ditë më parë nga përfaqësuesit e federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

/GazetaSinjali/