Me thirrjen “racizmi nuk është aksident”, para Policisë në Minnesota, sonte është protestuar.
Protestat kanë vazhduar afër një stacioni policor në Minnesota pas vrasjes së afro-amerikanit Daunt Vrajt nga policia amerikane.
Qindra qytetarë janë mbledhur para stacionit policor të Brooklin Center, të rrethuar me policë të armatosur rëndë, ku ish-policja e bardhë, Kim Poter, e qëlloi afroamerikanin që refuzoi të legjitimohej nga patrulla policore e trafikut.
Shefi lokal i policisë ka thënë se Poter kishte ngatërruar armën elektrike me revolen. Ajo ka dhënë dorëheqje, por akuzohet për masakër të shkallës së dytë.
Megjithëse është bërë thirrje që policia dhe protestuesit të shmangin dhunën, disa net me radhë ka pasur përleshje të policisë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe protestuesve që kanë përdorur mjete të ndryshme të forta.
Disa prej protestuesve kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga protestat. Ata kanë brohoritur edhe emrin e George Floyd, afro-amerikanit tjetër që vdiq pasi u vra nga policia amerikane. /Gazeta Sinjali/